21.9 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

LAJM I MADH: Universiteti ‘Haxhi Zeka’ themelon Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive bashkëkohore

Universiteti ‘Haxhi Zeka’ në Pejë ka bërë të ditur sot lajmin e shumëpritur nga opinioni i gjërë, atë të themelimit të Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive bashkëkohore.

Themelimi i këtij Fakulteti vie në një kohë kur arritjet dhe avacimet në teknologji janë bërë prioritet dhe interes global.

Pejanë dhe rajoni e kanë mirëpritur këtë lajm, meqë edhe interesimi i të rinjëve për orjentim është shumëfishuar në këtë fushë.

Komunikata e plotë:

‘Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të universitetit “Haxhi Zeka” të mbajtur në datë 16.05.2024 u aprovua propozimi i Senatit të UHZ-së për themelimin e Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, i cili e çon gjashtë numrin e fakulteteve në këtë institucion. Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore hap një kapitull të ri të ekselencës akademike, inovacionit dhe  është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj nevojave në rritje për njohuri dhe aftësi të avancuara në fushat teknologjike dhe shkencore, të cilat janë jetike për zhvillimin e qëndrueshëm dhe konkurrueshmërinë jo vetëm vendore por edhe atë globale.

Në përpjekje për të përmbushur misionin e universitetit në promovimin e arsimit cilësor dhe përgatitjen e studentëve për tregun global të punës, Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore do të bashkëpunojë ngushtë me industrinë, sektorin publik dhe komunitetin akademik. Kjo do të sigurojë që studentët tanë të jenë të përgatitur për sfidat dhe mundësitë e shekullit të 21-të, duke kontribuar në mënyrë të rëndësishme në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.

Rektori i Universitetit Haxhi Zeka, Prof. Dr. Armand Krasniqi, shpreh entuziazmin e tij për këtë arritje të madhe: “Është një nder dhe kënaqësi e veçantë për mua që sot të njoftoj themelimin e Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, një moment historik për UHZ-në dhe për të gjithë ata që kanë besuar në vizionin dhe misionin tonë. Themelimi i Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore është një hap i rëndësishëm në përmbushjen e objektivave tonë për një universitet që udhëheq me inovacion dhe përgatit gjenerata të ardhshme të suksesshme dhe të nevojshme për tregun e punës. Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë arsim cilësor dhe të krijojmë një mjedis që inkurajon kreativitetin. Në një kohë kur bota po ecën me hapa të shpejtë drejt inovacionit dhe zhvillimit teknologjik, ne kemi bërë një hap të madh përpara për të siguruar që studentët tanë të jenë të përgatitur për sfidat dhe mundësitë që sjell e ardhmja. Ky fakultet i ri do të ofrojë programe studimi të avancuara dhe të ndërthurura me industrinw dhe kërkimet shkencore, duke krijuar një mjedis ku idetë e reja dhe projektet inovative të lulëzojnë.”

Me këtë iniciativë të re, Universiteti “Haxhi Zeka” vazhdon të përforcojë rolin e tij si një institucion cilësor në arsim dhe inovacion, duke ofruar mundësi të reja për studentët dhe komunitetin e gjerë.’/Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...