17.2 C
Pec
E enjte, 13 Qershor, 2024

LAJM I MESNATËS: Policia Rajonale e Pejës SHPALLË në kërkim autorin e plagosjes së trefishtë – Identiteti

Në orët e pasmesnatës Policia Rajonale e Pejës, me autorizim të Prokurorisë Themelore të Pejës me një email elektronik, ka lutur mediat të publikojnë Identitetin e autorit të dyshimtë për plagosjen e trefishtë që ndodhi gjatë mbrëmjes të së Mërkures në Pejë.

Personi i kërkuar është: Agron (Mentor) GASHI i lindur me 19.11.2002 nё Pejë, akuzohet për veprën penale: Vrasje e rёndё nё tentativё” e cila ka ndodhur me datё 22.05.2024 rreth orёs 21:25, nё rrugën Bekim Berisha, nё Pejё, i dyshuari ёshtё recidivist i veprave penale.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë) dhe 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë./Njeshi&RADIO 1/

Plagosen tre persona në Pejë (PAMJE)

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...