-1.1 C
Pec
E martë, 14 Janar, 2025

Lajm i mirë! Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmijë e pensionistë

Ministri i Financave Hekuran Murati ka bërë të ditur se sot kanë proceduar transferin e pagave për shërbyesit publikë, shtesën 100 euro për fëmijët 0-16 vjeç, përfituesit e skemave pensionale, përfshirë edhe kategoritë e luftës.

Ai ka thënë se mbi 400 mijë fëmijë përfitues, rreth 300 mijë pension-marrës përfitues dhe mbi 83 mijë shërbyes publikë, dhe se janë ekzekutuar gjithsej 140 milionë euro në një ditë të vetme.

“Falënderoj stafin e MFPT që janë angazhuar për ta bërë të pamundurën për të ekzekutuar gjithçka brenda ditës, e gjithashtu edhe BQK-në për zgjatjen e sesionit të pagesave, ashtu që transferet të kryheshin para fundjavës.

Varësisht nga banka ku keni llogarinë, do të pranoni edhe mjetet në llogari, disa më herët e disa më vonë, por e rëndësishme që transferi tashmë është ekzekutuar”, ka shkruar Murati në Facebook./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...