6.4 C
Pec
E diel, 16 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Lajmi për vrasjen e policit në Banjskë dhe plagosjes së një tjetri, zë vend në ballinat e mediave botërore

Lajmi për vrasjen e një pjesëtari të policisë së Kosovës dhe një tjetri të plagosur, ka arritur të zë vend edhe në ballinat e mediave botërore.

Nga Reuters, BBC e deri te ABC News kanë raportuar në orët e para të mëngjesit të sotëm për sulmin ndaj policisë së Kosovës në veri të vendit.

Ata cituan kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se në Banjskë është sulmuar policia Kosovës nga profesionistë të maskuar dhe të armatosur rëndë.

E disa prej këtyre mediave kanë raportuar se si tensionimi i situatës në veri ndodhi muaj më parë kur protestuesit serbë lënduan dhjetëra ushtarë të KFOR-it, që kundërshtonin prezencën e kryetarëve shqiptarë të komunave në veri.

Në anën tjetër ambasada amerikane në Kosovës ka dënuar ashpër sulmin ndaj policëve të Kosovës, ku si pasojë humbi jetën një dhe një tjetër u plagos.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...