17.1 C
Pec
E premte, 11 Tetor, 2024

Lakra ka shumë efekte pozitive, mbron nga sëmundja që po sundon botën

Lakra jeshile përmban më shumë hekur se mishi i gjedhit dhe më shumë kalcium sesa qumështi, është përplot me fibra dhe aminoacide omega-3, kështu që nuk ka arsye për të mos e konsumuar.

Një porcion lakër jeshile e papërpunuar përmban 200 për qind vitaminë A, 130 për qind vitaminë C dhe 680 për qind vitaminë K. Është burim i mirë për fibra bimore dhe minerale – folate, hekur, kalcium, kalium, mangan dhe fosfor, përmirëson tretjen dhe lufton mbipeshën.

MBRON NGA KANCERI

Është dëshmuar se izotiocianati në lakrën jeshile neutralizon substancat që e shkaktojnë kancerin, si dhe përhapjen e tij. Studimet e fundit flasin se lakra jeshile mund ta detoksojë organizmin dhe rregullon gjendjen e përgjithshme të rij.

MBRON SYTË DHE ZEMRËN

Lakra jeshile është e pasur me karotenoide dhe vitaminë A, që ndikojnë pozitivisht në shëndetin e syve, sepse mbrojnë nga rrezet ultravjollcë dhe radikalet e lira. Sasia me vitaminë K në lakrën jeshile mbron zemrën dhe besohet se ul rrezikun nga arteroskleroza.

USHQEN ESHTRAT

Vitamina K është kyçe për shëndetin e eshtrave, e në 100 gr lakër jeshile ka rreth 1.000 për qind të nevojave ditore. Kjo vitaminë përmirëson absorbimin e kalciumit dhe ul sekretimin e tij përmes urinës.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...