11.2 C
Pec
E shtunë, 25 Mars, 2023

Lamborghini konfirmon se do të vijë modeli Urus plotësisht elektrik

Në muajin janar, Lamborghini tha se modeli Urus nuk do të ishte i disponueshëm si një model tërësisht elektrik.

Disa javë më vonë, kompania tani po e konfirmon zyrtarisht se do të prodhojë një Urus tërësisht elektrik, që pritet të dalë në vitin 2029.

Lajm vjen direkt nga lart, nga shefi ekzekutiv i Lamborghinit, Stephan Winkelmann.

Gjenerata e ardhshme e Urus, që do të zëvendësojë gjeneratën aktuale, do të jetë tërësisht elektrike.

Ky model do të arrijë në vitin 2029, një vit pasi marka do të nxjerrë në treg automjetin e saj të parë tërësisht elektrik. Modeli që do të dalë në vitin 2028 do të jetë krejtësisht i ri. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...