23.2 C
Pec
E hënë, 2 Gusht, 2021

Lamborghini së shpejti do të prezantojë një tjetër model të ri

Lamborghini ka punuar shumë kohët e fundit, gjë që konfirmohet nga njoftimi i quajtur “Gjashtë muajt më të mirë”, dhe tani mund të presim një model të ri shumë shpejt.

Kompania italiane regjistroi sukses të madh në gjysmën e parë të vitit 2021, Urus është ende modeli më i shitur falë 2,796 kopjeve të dorëzuara të këtij super SUV, dhe SHBA është ende tregu më i madh për prodhuesin italian. Pasohet nga Kina dhe Hong Kongu.

Por nuk ka asnjë ndalesë, pasi Lamborghini planifikon të prezantojë një tjetër model të ri këtë verë – ai është Aventador Ultimae.

Kjo është konfirmuar nga Lamborghini që Ultimae do të jetë super vetura e fundit “e pastër” V12.

Nëse është kështu, modeli i ri do të ndjekë gjurmët e Miura Homage, një model i kufizuar i bazuar në Aventador që u shfaq në vitin 2016 për të festuar përvjetorin e artë të modelit që konsiderohet super vetura e parë e Lamborghini.

Tani për tani, mund të spekulohet vetëm sepse ende nuk ka informacion zyrtar. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...