-5.8 C
Pec
E diel, 23 Janar, 2022

Lamtumira për EDI KING- sot në ora 13:00 në Pejë

Hit-këngëtari i njohur rokut pejan e kosovar Eduard Meraku, i njohur si Edi king, i cili vdiq pasditen e djeshme, pas disa shqetësimeve shëndetësore kardiake, në QKUK, sot (E Premtë) në ora 13:00 do të përcjellet për në banesën e tij të fundit.

Ceremonia mortore do të zhvillohet në varrezat e qytetit të tij të lindjes, në Pejë.

I ndjeri ka vdekur në moshën 64 vjeçare.

Lajmi për vdekjen e tij, fillimisht u konfirma nga miq dhe bashkëpunëtorë muzikor të të ndjerit. Ndërsa, gjatë mbrëmjes, Spitali i Pejës, nëpërmjet ekipit kujdestar të Emergjencës, ka konfirmuar për ‘RADIO 1’, se këngëtari Meraku, tashmë i ndjerë, ishte referuar dhe dërguar drejt QKUK-së, ku edhe ka ndërruar jetë pasdite, pas problemeve kardiake.

Edi King, padyshim që do mbetet gjurmë e pashlyer në historinë muzikore. Ai ishte edhe njëri ndër themeluesit e rock-grupit kosovar Seleksioni 039 të njohur për hitet e tyre në vitet e 80-ta dhe 90-ta.

‘RADIO 1’ dhe Portali ‘Njeshi’ shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, komunitetin artistik dhe të gjithë ata që e njohën të ndjerin./RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...