17.2 C
Pec
E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Lansohet pulla postare “Vaksinohu-shpëto jetë”, apelohet për vaksinim masiv

Postës së Kosovës ka bërë promovimin e pullës postare “Vaksinohu-shpëto jetë”.

U.d kryeshefe e Postës së Kosovës, Fakete Kadiu, tha se ky projekt ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve.

“Ky projekt është realizuar me përkrahjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe zyrës së UNICEF-it në Kosovë”.

“Ne kemi tentuar ta mbrojmë popullatën e Kosovës nga virusi Covid-19.Kanë për qëllim vetëdijesimin e popullatës sonë se mbrojtja më e mirë është vaksinimi”.

Zëvendësministër i Shëndetësisë, Arsim Berisha tha se vaksinimi është arma e vetme për të mposhtur Covid-19.

Berisha tutje ka theksuar se 12 mijë e 300 vaksina janë administruar të nënat shtatzëna dhe ato gji dhënëse.

“12 mijë e 300 vaksina janë të vaksinuara të nënat shtatzëna apo te ato gji dhënëse, dhe kjo flet se edhe kjo pjesë është e informuar drejtë se vaksinimi është arma e vetme për tu mbrojtur nga Covid-19. Kujdesi i shëndetit publik flet për fëmijët e shëndosh për të ardhmen”.

Zëvendëseshefja e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Larissa Bruun, ka treguar dy arsyet pse duhet të festuar.

“Mendoj që sot dy gjëra të rëndësishme po kulminojnë e para është java e gji dhënies, dhe vetëm 30% e fëmijëve ushqehen me gji deri në moshën 6 mujore, çdo ditë java e gji dhënies është e rëndësishme. Në njërën anë po festojmë përmes këtyre pullave postare”.

Blerta Arifi, nënë në pritje të dy vajzave, ka apeluar të nënat shtatzëna të vaksinohen.

“Kam menduar qysh nga fillimi me marr vaksinën pa hezitim, dhe e shoh se çdo ditë shumë nëna hezitojnë, arsyeja pse po motivohem është për shpëtim jete, unë jam pro vaksinës”.

Edhe Albina Shurdhani, nënë gji dhënëse ka apeluar te nënat gji dhënëse të vaksinohen.

“Jam nënë e tre fëmijëve, djali  ushqehet me qumësht të gjirit, apeloj nënat gji dhënëse dhe ato shtatzëna që të vaksinohen”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...