Kryetari i Prishtinës,
Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se janë larguar rrethojat e vendosura në brendësi
të Stacionit të Autobusëve në kryeqytet.
“Para disa muajsh kemi marr në menaxhim Stacionin e Autobusëve. Kemi zbuluar shumë parregullsi, kemi rritur të hyrat, kemi larguar pagesat për udhëtarët dhe kemi arritur marrëveshje me shoqatën e transportuesve. Sot po i largojmë rrethojat e panevojshme e të paarsyeshme”, ka shkruar ai në Facebook.
]]>