27.9 C
Pec
E martë, 15 Korrik, 2025

Lazar Zivkovic emri i dyshuar për kërcënimin me bombë ndaj Kuvendit të Kosovës

Më 5 korrik 2025, Kuvendi i Republikës së Kosovës u evakuua pas një kërcënimi me bombë të bërë përmes një mesazhi telefonik. Policia e Kosovës reagoi menjëherë duke krijuar perimetrin e sigurisë dhe duke angazhuar njësitë përkatëse për kontrollin e objektit.

Detaje për rastin ka dhënë sot ministri Xhelal Sveçla.

“Numri i telefonit nga i cili është bërë kërcënimi është i regjistruar në Serbi dhe i përket kompanisë telefonike MTS. Shfrytëzuesi i numrit ka qenë ose është shtetasi serb Lazar Živković. Në disa profile të lidhura me këtë numër është gjetur fotografia e kriminelit të luftës Ratko Mladić.”-shkruan Sveçla

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...