0 C
Pec
E martë, 2 Mars, 2021

Lazio e fiton derbin romak, i afrohet Romës në tri pikë

Vedat Muriqi luajti shtatë minuta në derbin romak ndërmjet Lazios e Romës që u fitua nga skuadra vendëse.

Lacialët të premten mbrëma e fituan ndaj Romës takimin e xhiros së 18-të në elitën e futbollit italian me rezultatin 3:0.

Ka qenë hera e parë në histori në të gjitha garat, që ky derbi u zhvillua të premten.

Golat për skuadrën e Lacios i shënuan Ciro Immobile (14’) dhe Luis Alberto (23’, 67’).

Immobile i ka shënuar katër gola në total në “Derby della Capitale” me Lazion. Vetëm Silvio Piola me gjashtë gola dhe Tommaso Rocchi me pesë sosh, kanë më shumë gola se ai në këtë derbi.

Ndërkohë, Luis Alberto bëhet futbollisti i parë për Lazion që shënon dy e më shumë gola në shtëpi në Serie A në derbin kundër Romës, qëkur Roberto Mancini në vitin 1998 kishte arritur një gjë të tillë.

Muriqi u inkuadrua në minutën e 83-të në fitoren që e afron Lazion në vetëm tri pikë prej vendit të tretë që mbahet nga Roma.

Lazio pas 18 ndeshjeve ka arkëtuar 31 pikë dhe është në vendin e shtatë. Roma nga ana tjetër pas 18 xhirove ka 34 pikë.

Te skuadra e Lazios në bankën e rezervistëve ishte edhe portieri i Shqipërisë, Marco Alia. Njësoj si Alia, as Marash Kumbulla nuk pati minutazhë në këtë duel.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...