14.1 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

LDK-AAK afër marrëveshjes në Prishtinë

Pak ditë pasi u prish marrëveshja me PDK-në në Prishtinë, Përparim Rama është afër të bëhet me një aleat të ri në kryeqytet.

Burime të ‘RADIO 1’ brenda LDK-së në Prishtinë, bëjnë të ditur se bisedimet me AAK-në janë në rrugën e duhur dhe së shpejti pritet marrëveshja konkrete.

Sipas të njejtave burime, gjatë javës pritet edhe kurorëzimi i këtij koalicioni në të cilën AAK pritet të marr drejtori dhe ndërmarrje publike për të cilat ende ka diskutime se si do të ndahen.

Me marrëveshjen me AAK-në, Përparim Rama do të afroi numrat në Asamblenë e Kryeqytetit për të kaluar projektet e nevojshme.

Në marrëveshje pritet të futet edhe një asambleist i Nismës.

AAK ka pesë asambleist në kryeqytet, ndërsa Nisma një./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...