8.7 C
Pec
E martë, 23 Prill, 2024

LDK dhe AAK nuk kandidojnë askënd në zgjedhjet në Veri

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan – do të mbahen më 18 dhjetor.

Kryetarët e këtyre komunave kanë dhënë dorëheqje në fillim të nëntorit, duke kundërshtuar një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave në veri, që bartin targa të paligjshme serbe. Të katërtit kanë ardhur nga Lista Serbe – subjekti më i madh politik i serbëve në Kosovë.

Në zgjedhjet e 18 dhjetorit do të merr pjesë Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Në këto zgjedhje për kryetar të komunave, Lëvizja Vetëvendosjes merr pjesë me këta kandidatë: Lulzim Hetemi për Leposaviq, Flatron Hasani për Zubin Potok, Fetah Peci për Zveçan dhe Erden Atiq dhe Mitrovicë të Veriut./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...