29.4 C
Pec
E premte, 21 Qershor, 2024

LDK e përsërit: Kurti të japë dorëheqje, shpërndahet Kuvendi, pastaj caktohet data e zgjedhjeve

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se dje në mbledhjen e dytë të Këshillit të Përgjithshëm janë diskutuar tri pika, gjendja politike dhe zhvillimet e fundit në vend, si dhe autorizimi që Kryesia e LDK-së dhe Abdixhiku të vazhdojnë me veprimet parazgjedhore.

Poashtu në këtë mbledhje u miratua unanimisht qëndrimi i Abdixhikut lidhur me zgjedhjet e parakohshme në vend, ku fillimisht duhet dorëheqja e Kurtit.

“LDK është e gatshme për zgjedhjet kurdo që mbahen në Kosovë, prandaj është e vetmja parti që po bën të gjitha përgatitjet dhe po vazhdon takimet me qytetarë anë e kënd vendit”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Postimi i plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e dytë të Këshillit të Përgjithshëm; ku u diskutua rreth tre pikave të rendit të ditës, fillimisht diskutim i përgjithshëm mbi gjendjen politike dhe zhvillimeve të fundit në vend, si dhe autorizimin e Këshillit të Përgjithshëm që Kryesia e LDK-së dhe kryetari Abdixhiku të vazhdojnë me veprimet parazgjedhore.

Unanimisht Këshilli i Përgjithshëm po ashtu miratoi qëndrimin e kryetarit, Lumir Abdixhiku dhe të Kryesisë lidhur me zgjedhjet e parakohshme në vend, ku qëndrimi i Lidhjes Demokratike mbetet i njejtë. Kryeministri duhet të japë dorëheqje për dështimet e tij në çdo fushë, pastaj të bëhet shpërndarja e Kuvendit dhe krejt në fund të caktohet data e zgjedhjeve.

Gjatë kësaj mbledhje, Këshilli i Përgjithshëm aprovoi kuotën e ndarjes së nominimeve për listën e deputetëve, nëpër degët e Lidhjes Demokratike. Në listën e kandidatëve për deputetë, do të jenë të gjithë kryetarët e komunave të LDK-së; kjo për arsye që e djathta të jetë sa më e fuqishme në zgjedhjet e ardhshme të Kosovës të cilat nuk kanë të bëjnë vetëm me fatin e LDK-së, por fatin e Republikës dhe gjeneratave që vijnë.

LDK është e gatshme për zgjedhjet kurdo që mbahen në Kosovë, prandaj është e vetmja parti që po bën të gjitha përgatitjet dhe po vazhdon takimet me qytetarë anë e kënd vendit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...