Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë dy seanca plenare. Por në seancën e parë, që do të nisë në ora 09:30, presidentja e vendit Vjosa Osmani do t’i drejtohet deputetëve të Kuvendit.
Por ende nuk dihet se a do të jenë të pranishëm në këtë seancë deputetët nga partitë opozitare, të cilët në të kaluarën kanë bojkotuar seancat, ku presidentja Osmani u drejtohej deputetëve.
Vendimin për pjesëmarrje në këtë seancë, tashmë e ka marrë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila nuk do ta bojkotojë seancën.
Këtë e konfirmoi shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi.
“Ne si Grup Parlamentar do të marrim pjesë në seancën ku Presidentja e Repubolikës, do t’i drejtohet Kuvendit”, ka thënë Gashi.
Por se a do të marrin pjesë dhe partitë tjera opozitare në seancën e sotme mbetet të shihet. Nga PDK e AAK nuk preferuan të flasin për këtë çështje./Njeshi&IO/