16.3 C
Pec
E premte, 23 Maj, 2025

LDK i kthen përgjigje Kurtit, propozon qeveri të tranzicionit

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka propozuar një qeveri nacionale të tranzicionit me të gjitha partitë shqiptare deri në zgjedhjen e presidentit të ri.

“Është krizë e thellë institucionale, kryesisht për shkak të dështimit të partisë së parë që të krijojë partneritete politike për krijimin e një shumice”.

Zgjidhjen nga kjo bllokadë, ai tha se LDK e konsideron të rëndësishme.

“Në përputhje me këtë, LDK dhe unë si kryetari i saj, propozojmë  nisjen e një procesi të ri politik dhe kjo zgjidhje kërkon edhe përgjegjshmëri edhe unitet, por mbi të gjitha kërkon vetëdije të lartë politike nacionale”.

“LDK propozon nisjen e këtij procesi, fillimisht konsultativ  me të gjitha partitë politike shqiptare me qëllim formimin e qeverisë nacionale të tranzicionit. LDK kërkon unitet gjithëshqiptar në këtë periudhë dhe formimin e qeverisë nacionale të tranzicionet, një qeveri me afat të caktuar deri në zgjedhjen e presidentit të ri”./Njeshi/

Respekt! Zjarrëfikësit e Pejës pastrojnë sheshin e 4 Përmendoreve, nesër homazhe për Ahmet Gjikollin

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...