Lidhja Demokratike e Kosovë, e cila po mban ‘’Turneun e Ndryshimit’’ nëpër qytetet e Kosovës, tash e një kohë, sot do të shkojë në Ferizaj nga ora 19:00, në Shkollën e Mesme Ekonomike ‘’Faik Konica’’.
Përderisa të dielen, do të jetë në Malishevë, në sallën e sporteve të shkollës ‘’Ibrahim Mazreku’’, prej orës 19:00.
Sipas të parit të kësaj partie Lumir Abdixhikut, në këto tubime po tregohet “një frymë e jashtëzakonshme dhe se LDK po merr mbështetje të gjerë popullore”./Njeshi/