Pas Partisë Demokratike të Kosovës, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, sa i përket ngërçit të krijuar për formimin e institucioneve, e situatën pas Aktgjykimit të fundit.
Lënda është dorëzuar në Kushtetuese nga Shkëmb Manaj. Manaj tha se në kërkesë nuk është përfshirë masa e përkohshme, por se kjo mbetet në dorë të Kushtetueses.
Ai kërkoi nga Kushtetuesja që ta trajtoj sa më shpejt këtë rast, që të formohen institiucionet.
“Nuk ka vullnet politik që mund ta ndryshojë rendin e ditës së seancës së Kuvendit. Prandaj kërkojmë nga Kushtetuesja që këtë rast ta trajtojë sa më shpejt që është e mundur në mënyrë që të kthehet normaliteti sa më shpejt”, tha Manaj para gazetarëve./Njeshi/