13 C
Pec
E diel, 20 Prill, 2025

LDK-ja mirëpret njohjen e shtetësisë së Kosovës nga Sudani

Lidhja Demokratike e Kosovës mirëpret vendimin e shtetit të Sudanit për të njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Në një komunikatë zyrtare, LDK thotë se ky akt i rëndësishëm është dëshmi e fuqishme e përkushtimit të vazhdueshëm të shteteve paqedashëse ndaj parimeve të lirisë, paqes dhe të drejtës së popullit të Kosovës për pavarësi.

“LDK shpreh falënderimet e sinqerta për udhëheqësit dhe popullin e Sudanit në këtë vendim, i cili forcon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe hap rrugë të reja për zhvillimin e marrëdhënieve ndërshtetërore.

Njohja nga Sudani përbën një moment të rëndësishëm për diplomacinë e Kosovës, duke dëshmuar besimin e ndërsjellë në parimet e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Ky moment shënon gjithashtu një kapitull të ri që vjen si rezultat i përpjekjeve të pandalshme të miqve ndërkombëtarë të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

LDK-ja ka riafirmuar përkushtimin e saj për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, për thellimin e lidhjeve diplomatike dhe për avancimin e interesave strategjike të vendit tonë në arenën ndërkombëtare./Njeshi/

May be an image of text that says 'LDK LIDIJA DEMOKRATIKCE K PER MEDIE Prishtine, prill 2025 Lidhja Demokratikc Kosovës mirëpret shtetit Sudanit njohur Republikës Kosovës. rendösishëm öshțę dëshmi fuqishme përkushtimit vazhdueshëm shteteve paqedashëse ndaj parimeve lirisë, paqes opullit Kosovës per pavaresi. për shpreh falenderimete popullin Sudanit vendim, cili forcon Kosovës dhe hap rruge reja per zhvillimin marrëdhënieve ndërshtetërore, Njohja nga Sudani perbën një moment duke dëshmua besimin vjen Kosovës. rëndësishëm per diplomacinëe parimet pages, stabilitetit noment shënon kapitull rezultat përpjekjeve pandalshme miqve nderkombëtarë perkushtimin forcimin subjektivitetit ndërkombëtart Republikës Kosovës, për thellimin lidhjeve diplomatike dhe interesave strategjike arenën ndërkombétare. LIDHJA DEMOKRATIKE! KOSOVES (LDK) ZYRA INFORMIMIT info@Ildlhjadem.okratike.org 038242'
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...