22.5 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

LDK-ja përkujton Nekibe Kelmenin, në 13 vjetorin e vdekjes së saj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka postuar një video për figurën e Nekibe Kelmendit, një nga akterët e rëndësishëm në historinë e re të Kosovës, e të LDK-së.

“Në nderim të gruas qëndrestare, Nekibe Kelmendi (1944-2011), përkushtimi e ringritja e së cilës mbetet shembull për secilin prej nesh”, ka shkruar Abdixhiku.

Më 19 qershor të vitit 2011, u nda nga jeta ministrja e parë e Drejtësisë në Kosovën e pasluftës, Nekibe Kelmendi.Gjyqtarja dhe avokatja, ishte bashkëthemeluese e Lidhjes Demokratike të Kosovës, krahë ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Jeta dhe vepra e Nekibe Kelmendit, nga bashkëpunëtorët dhe bashkëpartiakët, është cilësuar nga LDK-ja si një dëshmi e mahnitshme e qëndresës njerëzore përballë së keqes./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...