16 C
Pec
E hënë, 28 Prill, 2025

LDK-ja pret në takim sekretarin e Jashtëm britanik

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili bashkë me anëtarët e Kryesisë, Muhamet Hamiti dhe Alush Gashi, u takuan sot me sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy.

Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet aktuale politike në vend dhe qëndrimet e LDK-së karshi këtyre çështjeve.

“LDK-ja mirëpret emërimin e ambasadores Karen Pierce si e Dërguar e Posaçme për Ballkanin Perëndimor.

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson dhe falënderon Mbretërinë e Bashkuar për përkrahjen e vazhdueshme në proceset e shtetndërtimit të Kosovës”, thuhet në deklaratën zyrtare të partisë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...