-3.2 C
Pec
E enjte, 9 Shkurt, 2023

LDK kërkon datën e zgjedhjeve ose qeveri gjithëpërfshirëse

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka folur edhe rreth ofertave që ka marrë LDK-ja si parti për të hyrë në qeveri.
Selmanaj ka thënë se pesë muaj pas formimit të Qeverisë Haradinaj ka pasur oferta për LDK-në.

“Ka pasur oferta jozyrtarisht për me udhëheq qeverinë. Pas 5 muajve ka pas oferta “eja ta shpëtojmë vendin”, ka thënë Selmanaj.

Selmanaj ka folur edhe për takimin e së mërkurës të kryetarit Isa Mustafa me presidentin Hashim Thaçi.

“Me insistimin e presidentit është mbajt takimi me Mustafën dhe është diskutuar [për takimin që ka pasur presidenti me zyrtarët amerikanë”, ka thënë Selmanaj.
Ai theksoi se Mustafa para dhjetë dite ka zhvilluar takim edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.

“Para një jave dite ka qenë z. Haradinaj në vizitë tek Mustafa, ka qenë takim informues për çështjet aktuale.

Ai theksoi se kjo qeveri e ka humbur shumicën, duke e parë një qeveri të pakicës, LDK e ka të pamundur të bëhet pjesë e këtij procesi. Sipas tij, mentaliteti i sjelljes së liderëve në pushtet, është mentalitet odash.

Selmanaj ka ritheksuar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

“Duhet të shkojmë në zgjedhje….Në rast se nuk ka zgjedhje, qeveria rrëzohet dhe të gjitha partitë e formojnë një qeveri gjithëpërfshirëse”, shtoi ai.

Duke folur për mospjesëmarrjen e LDK-së në Ekipin Negociator, Selmanaj theksoi se ky është një “ekip turistik”.

“Këta nuk kanë mandat me përfaqësua Kosovën. Ky është delegacion turistik, çka përfaqëson Dardan Gashi e Shpend Ahmeti, këtu kemi problem serioz”, tha Selmanaj.

Selmanaj theksoi se kushdo qoftë që e merr nesër pushtetin nuk do ti mjaftojë një mandatë për ta kthyer Kosovën në binarë.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...