14.4 C
Pec
E enjte, 19 Shtator, 2024

LDK: Krasniqi e Berishaj kanë qenë në krye të mafisë energjetike

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një konferencë për media foli lidhur me aktakuzën e ngritur ndaj ish drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqit. Sipas tij, vet instalimi i tij në krye të KEK-ut ka qenë problematik, pasi atë e sjelli partia në pushtet dhe mbrojti.

“Pas arrestimit të Nagip Krasniqit, i madh e i vogël nga partia ne pushtet e nga qeveria, i dolën në mbrojtje atij duke u përpjekur ta shfajësonin. E mbronin dhe e mbrojnë ani pse e dinin se ky person dyshohej e akuzohej për negocimin e një tenderi sekret në vlerë prej 3.4 milionë eurove”, ka theksuar Azemi.

Ai ka folur edhe për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn.

“Kjo dyshe famëkeqe pra kanë qenë në krye të mafisë energjetike. Nagip Krasniqi duke u siguruar që të blihet energji elektrike madje në kundërshtim me ligjin e duke negociuar tenderë sekret me dosta të tij e të pushtetit, kurse kryemafiozi Martin Berishaj që shpërblehej me miliona euro nga GEN-i me seli në Beograd, duke ndërmjetësuar. Të dy, edhe Nagipi njëjtë si Martini, kanë qenë në krye të mafisë energjetike, që të dy u morën në mbrojtje nga shoku i tyre Albin Kurti”, ka deklaruar Azemi.

Azemi ka thënë se LDK do të vazhdojë të nxjerrë çdo dëshmi, derisa drejtësia të kryej punën e saj pa u ndikuar nga sulmet e pushtetit dhe tha që pret që më 9 shkurt bashkë me mafinë energjetike të bie edhe pushteti popullist e i dëmshëm për vendin. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...