18.8 C
Pec
E premte, 24 Maj, 2024

LDK mban Akademi Përkujtimore për heroin e Kosovës, Sali Çekajn

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku bëri të ditur se kanë mbajtur Akademinë Përkujtimore për nder të heroit të Kosovës Sali Çekaj në Hamburg të Gjermanisë.

Abdixhiku ndau edhe dhe dekoratën ‘Dr. Ibrahim Rugova’ për Sali Çekajn.

“Sot, në Hamburg të Gjermanisë, nën organizimin e Nëndegës 2 në këtë qytet, mbajtëm Akademinë Përkujtimore për nder të Heroit të Kosovës Sali Çekaj”, shkroi kreu i LDK-së.

“Mes bashkëatdhetarëve e bashkëpunëtorëve të orëve të rënda, rikujtuam në 25 vjetorin e rënies heroike, gjithë kontributin jetësor të një njeriu që la gjurmë në kohë”.

“Në këtë akademi, ndava dhe dekoratën ‘Dr. Ibrahim Rugova’ për Heroin Sali Çekaj”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...