21.6 C
Pec
E hënë, 5 Qershor, 2023

LDK: Me shtrenjtimin e rrymës qytetarëve iu shtua edhe një barrë, Qeveria po e shet mashtrimin si strategji

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka reaguar pas vendimit për shtrenjtimin rreth 15% të tarifave të energjisë, duke thënë se qytetarëve nga një prilli i shtohet edhe një barrë tjetër.

Përmes një postimi në Facebook, Halimi e ka quajtur Qeverinë Kurti të propaganduar dhe se sipas saj nuk ka asnjë zgjidhje për lehtësimin e jetës së qytetarëve, pos mashtrim për ta.

Postimi i plotë:

Ekonomia familjare e qytetarëve tanë çdo ditë është duke u rënduar. Fillimisht nga shtrenjtimi i produkteve bazë, më pas nga rritja e tatimit në pronë, sëfundi edhe nga humbjet e trustit pensional.

Kësaj lëngate të ekonomisë sonë, që nga pasnesër i shtohet edhe një barrë tjetër, shtrenjtimi i energjisë elektrike për 15 %. E Qeveria e propaganduar e shpresës, nuk ka asnjë zgjidhje që lehtëson jetën e qytetarëve, pos qe mashtrimin e shet si strategji.

Fatkeqësisht, derisa përditshmëria e qytetarëve është duke u vështirësuar, vendi qeveriset nga një pushtet i humbur në kohë dhe hapësirë. Asnjë veprim e masë për të ndryshuar këtë gjendje të krijuar, vetëm fjalë boshe e prezantime të shifrave imagjinare që i cilësojnë suksese, por që populli i Kosovës nuk i sheh!?/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...