7.6 C
Pec
E shtunë, 22 Mars, 2025

LDK me tubimin elektoral, Abdixhiku: Fitorja tashmë është mes nesh

Lidhja Demokratike e Kosovës po mban tubimin përmbyllës, më të madhin elektoral të saj. Nga ky tubim kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku tha se njerëzit po i japin vendit tubimin më të madh elektoral.

Sipas tij, sonte LDK shënon një moment definues të historisë së popullit. Sepse shënohet kryengritja e djathtë kombëtare- si thirrje monumentale e popullit të Kosovës.

“Duke ju parë kaq shumë, duke ju parë kaq zjarrtë, duke ju parë në kaq masë, them me plot bindje, se po shkojmë për fitore; fitore dhe asgjë më pak se kaq. Ndryshimi nuk po vjen! Ndryshimi dhe fitorja tashmë është mes nesh! Ju jeni ndryshimi. Ju bëni fitoren”, tha Abdixhiku./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...