Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka folur pas deklaratës së liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se kërkon të ketë rotacion të postit të kryeministrit mes PDK-së dhe LDK-së, në mënyrë që kryeministri aktual, Albin Kurti, të largohet nga pushteti.
Mustafa, ka thënë se nuk dëshiron të i komentoj deklaratat e partive tjera.
”Nuk kishta dashur të kishta komentuar fare një deklaratë të një kryetari të një partie tjetër, kështu që nuk e komentoj fare. Nuk po dua me e komentu” tha shkurt për media zëdhënësi i LDK-së./Njeshi/