Lidhja Demokratike e Kosovës, ka shfrytëzuar hapësirën pa pagesë të ofruar nga ‘RADIO 1’, sipas orarit rendor, për të gjtiha subjektet garuese për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit 2025.
Ky subjekt politik, që në këto zgjedhje garon me numrin 124, ka deleguar në ‘RADIO 1’, përfaqësuesen e saj, Xhenet Syka – Kelmendi, që është edhe Kandidate për Deputete të Kuvendit të Kosovës, me numër 60, në listën e LDK-së.
Përballë Redaktores përgjegjëse, drejtuese e emisionit Linda Lipa – Gjakova, kandidatja Syka – Kelmendi, ka paraqitur pikat kryesore të programit qeverisës 4 vjeçar të LDK-së, të ngërthyer në 254 faqe.
Duke folur për arsyet se përse, më 9 Shkurt duhet votuar Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lumir Abdixhiku, Syka-Kelmendi ka thënë se për 4 vite qeverisje qendrore të partisë në pushtet, Pejës i janë ndaluar shumë projekte, ndër to, siç thotë, tre më të rëndësishme, Projekti zhvillimor për rrugën e Rugovës dhe ai i Kompleksit ‘Borea’.
‘Është ndalur projekti zhvillimor i rrugës drejt shtigjeve të Rugovës, projekt për një turizëm të qëndrueshëm dhe është ndalur me destrukcione fillimi i ‘Borea’-s nga qeveria. Është ndalur pika e ujit për Lugun e Baranit, pra zhvillimi i projekteve në Pejë është në bllok.’-tha Syka-Kelmendi.
‘Unë mendoj se LDK përmes menaxhimit me pushtetin lokal në Pejë, është bërë shembull për qeverisje.’-shtoi ajo.
Ndërsa e pyetur se përse duhet votuar kandidaturën e saj më 9 shkurt, Kandidatja e LDK-së për Deputete, Xhenet Syka-Kelmendi me numër 60, tha se deri më tash zëri i Pejës në Kuvendin e Kosovës është ndjerë minimalisht ose fare ndërsa me të në LDK, gruaja nuk është numër e as kuotë.
‘Deri më tash e kemi parë se nuk ka pasur fare, ose as minimalisht debat parlamenatr për Pejën, ndërsa me ne në LDK, gruaja nuk është numër e as kuotë.’-tha Syka-Kelmendi.
Ndryshe, LDK në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit 2025, garon me numrin 124, ndërsa kandidatja nga ky subjekt, e deleguar në ‘RADIO 1’ Xhenet Syka-Kelmendi, garon me numrin 60./Njeshi&RADIO 1/