2.3 C
Pec
E hënë, 22 Prill, 2024

LDK: Skandali i tenderave sekret një burimor shtrihet edhe në Korporatën Energjetike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Visar Azemi, ka publikuar një video, teksa ka thënë se skandali i tenderave sekret një burimor shtrihet edhe në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Sipas tij, kjo ndërmarrje publike numron plot 112 kontrata një burimore në vlerë prej mbi 102 milionë euro.

“Shihet qartë se në këto kontrata, partia në pushtet është përkujdesur që t’i bëjë favore edhe anëtarëve të saj?.

“Gazmend Begolli, i cili është anëtarësuar në Vetëvendosje në vitin 2018, është shpërblyer nga pushteti me 27 mijë euro me kontratë një burimore për të kryer detyrën e konsulentit”.

“Rikujtojmë se kjo qeveri gjatë 3 viteve të mandatit i ka dhënë në total 781 tendera sekret në vlerë 209 milionë euro”, thuhet në videon e shpërndarë nga Azemi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...