15.1 C
Pec
E premte, 31 Mars, 2023

LDK: U mbesim borxh familjes Jashari e të rënëve gjithandej vendit që ta ndërtojmë e ta bëjmë Kosovën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, ka kujtuar sakrificën e familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për liri.

Në një njoftim të LDK-së thuhet se rënia heroike dhe sakrifica sublime e familjes Jashari ishte “kambanë dhe dëshmi e përpjekjes tonë kolektive shekullore për liri”.

“Datat 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 shënojnë ngjarjen më kulminante dhe më të lavdishme të luftës dhe rezistencës së familjes Jashari ndaj sulmeve të egra nga makineria serbe, e me këtë ngjarje shënojnë dhe luftën e Kosovës për liri e çlirim.

Rënia heroike dhe sakrifica sublime e familjes Jashari ishte kambanë dhe dëshmi e përpjekjes tonë kolektive shekullore për liri. Komandanti Legjendar Adem Jashari e Hamëz Jashari dhe familja Jashari mbesin udhërrëfyes dhe shembull unikat në botë për gjenerata të tëra. U mbesim borxh gjithë familjes Jashari e të rënëve gjithandej vendit që ta ndërtojmë e ta bëjmë Kosovën tonë ashtu siç deshën ata.

Çdo ditë, sikurse sot në këtë 25 vjetor të Epopesë së UÇK-së, u jemi mirënjohës dhe u përulemi përjetësisht Familjes Jashari, fëmijëve, grave e burrave të mëdhenj të kombit që sakrifikuan jetën për lirinë dhe shtetin që e gëzojmë sot.”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...