Ikona e hiphopit shqiptar, Ledri Vula, ka ndarë një urim të veçantë për Dukagjin Lipën, babain e këngëtares me famë botërore Dua Lipa, me rastin e ditëlindjes së tij.
Përmes një postimi në Instastory, Ledri ka publikuar një fotografi të realizuar gjatë festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë, ku shfaqet së bashku me Dukagjin Lipën dhe menaxherin Faton Shoshi.
“Më shumë jetë” – shkruan reperi në mbishkrimin e fotos, duke i uruar jetë të gjatë dhe shëndet Dukagjin Lipës, i cili është një figurë e rëndësishme në industrinë muzikore shqiptare dhe bashkëthemelues i Sunny Hill Festival. /Njeshi/