Bilodid njihet si njëra prej xhudisteve më të mira në kategorinë -48kg. Në moshën 17 vjeçare ka fituar titullin e kampiones në Evropë dhe Botë. Në shumë intervista ka nënvizuar se Majlinda Kelmendi e ka inspiruar të merret me sportin e xhudos. Kurse francezja Clarisse Agbegnenou është medaliste e argjendtë e Lojërave Olimpike, kampione e trefishtë botërore dhe evropiane në kategorinë -63kg.
Për ta përmbyllur Majlinda Kelmendi mjafton të themi se Kosovës i ka sjellë mbi 30 medalje të arta, përfshi at në Lojërat Olimpike Rio 2016 ndërsa mbetet xhudistja më e stolisur në historinë e kategorisë 52kg dhe njëra prej xhudistëve me më së shumti medalje fituara në dyja konkurrencat në Xhudo. Majlinda Kelmendi nuk është thjesht një xhudiste talentuar, por ikona më e madhe sportive për Kosovën. /Njeshi