12.4 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Lekaj i bashkon në sofrën e tij Haradinajn dhe Veselin

Kanë kaluar disa javë që prej paraqitjes së fundit të përbashkët të kryeministrit Haradinaj dhe kryeparlamentarit Veseli.

Një foto e tillë e përbashkët është realizuar sot në konakun e ministrit Pal Lekaj me rastin e festës së Pashkëve katolike.

Të pranishëm në sofrën festive të ministrit Lekaj janë kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, i pari i Gjakovës Ardian Gjini, deputetë tjerë e ish- luftëtarë të UÇK-së. Në këtë sofër vërehet mungesa e presidentit të vendit Hashim Thaçi.

“Shqiptarët, shekuj me radhë, kanë kremtuar bashkë festat fetare të njëri-tjetrit. Kjo pasuri, është ndër vlerat më unike të së kaluarës dhe të sotmës së shqiptarëve. Sipas traditës sonë të çmuar, me kryeparlamentarin Kadri Veseli, në familjen e Lekë Lekajt në Novosellë të Gjakovës, për ta ndarë së bashku gëzimin e festës së Pashkëve.”-shkruan kryeministri i vendit Haradinaj nën fotot e publikuara./Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...