Sipas një postimi në llogarinë e tij Facebook, ai ka treguar se 1 milion e 660 mijë euro, në 2019-n do të shpenzohet për këto projekte.
Ndërsa me qëllim të përfundimit të tyre, për vitin e ardhshëm Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka planifikuar 1 milion e 720 mijë euro.
Këto janë projektet e planifikuara:
Ndërtimi i rrugës Açarevë – Siqievë dhe Açarevë – Plluzhinë
Ndërtimi i rrugës Kotorr – Qubrel
Ndërtimi i rrugës Syreigan – Pemishtë
Ndërtimi i rrugës në Polac
Ndërtimi i rrugës Kuqicë – Tërnavc
Ndërtimi i rrugës Skënderaj – Vushtrri (fshati Krasmirovc)
Vazhdimi i rrugës 17 shkurti dhe rregullimi i rrugës Rezallë e Re – Rezallë e Vjetër