24.3 C
Pec
E martë, 8 Korrik, 2025

Lëndohet një kosovar derisa po eksploronte Valbonën

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se shtetasi i Kosovës, I.H. është rrëzuar në fshatin Kukaj, Valbonë, derisa ishte duke eksploruar zonën rreth orës 16:30.Në njoftimin e lëshuar për media në Facebook, policia shton se shtetasi nga Kosova e ka lënduar këmbën.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës, janë nisur drejt adresës së dhënë”.

“Pas dy orësh kërkimesh shërbimet e Policisë, lokalizuan turistin, i cili u transportua nga shërbimet e Policisë deri në rrugën e makinave dhe më pas u transportua drejt spitalit me autoambulancë”, thuhet në njoftim.I njëjti ndodhet në Spitalin e Tropojës dhe është jashtë rrezikut për jetën./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...