26 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Lëndohet rëndë një person në Gjakovë, pati kontakt me mjet shpërthyes

Një person është lënduar rëndë pas kontaktit me një mjet shpërthyes në fshatin Babaj i Bokës në Gjakovë.

“Rreth orës 11:15 jemi njoftuar se viktima mashkull i moshës madhore kishte pësuar lëndime të rënda trupore (dyshohet si pasojë e kontaktit nga mjet shpërthyes) në një fushë të hapur në fshatin Babaj i Bokës-Gjakovë”, ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Tutje bëhet e ditur se policia i është përgjigjur rastit dhe viktima është dërguar me emergjencë për trajtim mjekësor.

“Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, tha Elezaj. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...