12.5 C
Pec
E premte, 25 Prill, 2025

Leonora nuk i mbanë lotët për Haxhi Thaçin: Është një dhimbje popullore, jo vetëm e familjes

Familja Thaçi nga Buroja ka hapur dyert për homazhe pranë arkivolit të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili ndërroi jetë më 16 mars.

Në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, ku po mbahen homazhet, që nga orët e para të mëngjesit kanë ardhur shumë qytetarë për të nderuar të ndjerin dhe për të shprehur ngushëllime familjes.

Prezente ishte edhe këngëtarja kosovare Leonora Jakupi. Ajo u fotografua teksa bënte homazhe dhe nuk i mbante lotët.

“Kjo është një dhimbje e madhe popullore, jo vetëm e familjes”, deklaroi ajo për Arbreshinfo./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...