26.4 C
Pec
E hënë, 15 Korrik, 2024

Lëshohet urdhërarrest për Marko Roshiq, i dënuar në rastin e vrasjes së Ivanoviqit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhërarrest për Marko Rashiqin, i dënuar për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Lajmi është konfirmuar për media, nga zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me rastin e shpalljes së aktgjykimit ka caktuar edhe masën e paraburgimit për të akuzuarin M.R. Me të caktuar masën e paraburgimit, menjëherë është lëshuar aktvendimi për caktimin e masës së paraburgimit dhe i është dërguar Stacionit Policor në Veri për ekzekutim. Nga Stacioni Policor në Veri, gjykata është njoftuar se ka ndërmarr veprime për ekzekutimin e aktvendimit të gjykatës, mirëpo i akuzuari nuk është gjendur në adresën e banimit, andaj Gjykata Themelore në Prishtinë ka ndërmarrë të gjitha veprimet sipas ligjit, duke lëshuar urdhër-arrest për arrestimin e të akuzuarit M.R. dhe dërgimin e tij në qendrën e paraburgimit”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës

Lidhur me arratisjen e tij, nga policia e Kosovës thanë për media, se kishte ndodhur një ditë pas shpalljes së vendimit të ekzekutimit të dënimit, ku gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, nuk kishin hasur në të.

“Ditën kur është marrë vendimi ka qenë diku rreth orës 11:00. Neve na kanë sjellur vendimin për ekzekutimin e dënimit. Po atë ditë [ditën kur është marrë vendimi nga gjykata], ne kemi shkuar për ta arrestuar por ai s’ka qenë në shtëpi dhe ne besojmë se ai nuk është në Kosovë”, tha sot Veton Elshani .

Më 28 qershor, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte shpallur aktgjykimin në rastin e vrasjes së politikanit opozitar serb, Oliver Ivanoviq, kundër pesë personave që Prokuroria Speciale e Kosovës i akuzon për ndihmë dhe organizim të atentatit.

Marko Roshiq për veprën penale pjesëmarrje ose organizimi i grupit penal të organizuar dhe vrasje e rëndë i është shqiptuar dënim me burgim prej 10 vjetësh, ku llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak. Gjykata këtij të akuzuari i shqiptoi edhe dënim me gjobë në shumë prej 10 mijë euro.

Ivanoviq është vrarë më 16 janar të vitit 2018, para objektit të partisë së tij në Mitrovicë të Veriut./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...