4.8 C
Pec
E enjte, 1 Dhjetor, 2022

Lëshoni ujin pa e ulur kapakun e WC-së, e vërteta është neveritëse

Do të fusni baktere fekalesh në gojë!

Shumica e njerëzve pothuajse fare nuk e përdorin kapakun e guacës së WC-së.

“Është i hapur ditë e natë, nevoja bëhet dhe mjafton vetëm të lëshohet uji. A është vërtet ashtu?

Një hulumtim, i cili kohë më parë është bërë në Britani të Madhe, paralajmëron për këtë shprehi të tmerrshme dhe thekson që uji në guacën e WC-së përmban potencialisht baktere të dëmshme dhe patogjene. Madje edhe pas disa shpëlarjeve, ai ujë qëndron i kontaminuar, transmeton Telegrafi.

Nëse nuk dëshironi të keni baktere dhe fekale në brushën tuaj të dhëmbëve, këshilla më e mirë është që pas çdo përdorimi të guacës së WC-së, të ulni kapakun.

Hulumtimet kanë treguar që, kur lëshoni ujin në guacën e WC-së, ai spërkat edhe objekte të tjera të cilat gjenden në banjë.

Edhe pse këtë gjë nuk e shihni, bakteret e fekaleve fillojnë të përhapen gjithandej – në brusha dhëmbësh, brusha flokësh, peshqir me të cilin fshini fytyrën, kozmetikë, shampo dhe në vaskë, si edhe në të gjitha objektet e tjera të cilat gjenden në banjën tuaj.

Herën tjetër para se ta lëshoni ujin, mos harroni të ulni kapakun. Siç thonë edhe mjekët, kapaku është i vendosur për atë qëllim, jo për estetikë.

Shkencëtarët australianë zbuluan kohët e fundit se një ulësja ka rreth pesëdhjetë baktere në dy centimetra. Në krahasim me këtë, sfungjerët që përdoren për larjen e enëve kanë miliona baktere dhe celularët përmbajnë pesë herë më shumë baktere se një ulëse tualeti!

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...