15 C
Pec
E premte, 23 Maj, 2025

Letra e Et’hem Çekut në 25 vjetorin e themelimit të AAK-së

Një prej bashkëthemeluesve të AAK-së, Prefekti (Kryetari) i parë i Pejës së çliruar nga Qershori ’99-të, ish-Ministër i AAK-së në disa qeveri të pasluftës në Kosovë prof. Dr. Et’hem Çeku ka nxjerrë një shkrim publik për rrugëtimin e AAK-së, sot në 25 vjetorin e themelimit të këtij subjekti.

Et’hem Çeku shprehet se 25 vjetori i ditëlindjes së AAK-së do të shërbejë si moment reflektimi dhe rigjallërimi politik.

‘Uroj që ky përvjetor të shërbejë si moment reflektimi dhe rigjallërimi politik, për të forcuar misionin tonë dhe për të rikthyer besimin qytetar në vizionin që Aleanca përfaqëson.’-thotë Çeku mes tjerash.

Dukem u njohur si një prej kokave në themelim të AAK-së, Prof. Dr. Et’hem Çeku, si bashkëpunëtorë i ngushtë i Ramush Haradinajt, ishte edhe njeriu me ndikim në orjentimin politik të Aleancës dhe ofrimin e figurave të njohura të kohës, rreth ombrellës së këtij subjekti.

Ai si Prefekt i Pejës (1999), i caktuar nga Ramush Haradinaj-komandant i Zonës së III-të Operative të Dukagjinit në UÇK, do të qeveriste me Pejën duke ndjekur organizimin politik e institucional të komunës së Pejës dhe rrafshit të dukagjinit, jashtë vijës së Qeverisë së Përkohshme Thaçi, meqë Haradinaj, kishte shfaqur dyshime të thella ndaj disa ministrave të caktuar nga kryeminstri i përkohshëm Thaçi, në ate kohë.

Në nivel qendror partiak, Et’hem Çeku do kontribuonte për anëtarësimin dhe inkuadrimin e drejtuesit dhe politikanit të njohur kosovar në kohën e ish-Jugosllavisë,  Mahmut Bakallit në AAK.

Edhe pse opinioni pejan do priste drejtimin e Pejës nga ai që quhej ‘krahu i luftës’, gjatë qeverisjes së tij me Pejën Et’hem Çeku, do bënte kthesën e madhe dhe do ta shtyente PDK-në në opozitë, duke u ofruar pozita personaliteteve të dala nga LDK. Kjo siç duket, për hir të atmosferës dhe rrezikut eventual të përçarjes së popullatës. Njejtë do vepronte edhe Ali Berisha gjatë mandatit qeverisës 2008-2013, i cili në mandatin e parë dy vjeçar do bashkëqeveriste me partinë ORA dhe në mandatin e dytë 4 vjeçar me LDK-në.

Shkrimi i plotë:

‘Urim për 25-vjetorin e AAK-së

Të nderuar anëtarë dhe përkrahës të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,

Me rastin e 25-vjetorit të themelimit të AAK-së, ju përcjell urimet më të përzemërta për këtë përvjetor të rëndësishëm në historinë politike të Kosovës.

Ky jubile shënon një çerek shekulli përkushtimi, sakrifice dhe kontributi në ndërtimin e shtetit, në mbrojtjen e interesave kombëtare dhe në forcimin e demokracisë.

AAK-ja u formua në një periudhë të vështirë, duke u mbështetur në idealet e luftës për liri dhe në sakrificat e atyre që u përkushtuan për një Kosovë të lirë e sovrane. Gjatë këtyre 25 viteve, kemi qenë pjesë e proceseve të mëdha kombëtare dhe shtetërore – nga lufta për çlirim, te ndërtimi i institucioneve dhe forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Uroj që ky përvjetor të shërbejë si moment reflektimi dhe rigjallërimi politik, për të forcuar misionin tonë dhe për të rikthyer besimin qytetar në vizionin që Aleanca përfaqëson. Le të jetë ky çast një pikënisje e re drejt një të ardhmeje më të drejtë, më gjithëpërfshirëse dhe më shpresëdhënëse për vendin tonë.’-shkruan Et’hem Çeku.

Et'hem Çeku - Ramush Haradinaj - Mahmut Bakalli
Et’hem Çeku – Ramush Haradinaj – Mahmut Bakalli

Daut Haradinaj përkrahë Bali Muharremajn: Nuk është turp me qenë i tradhëtuar

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...