11.4 C
Pec
E premte, 25 Prill, 2025

Letra e plotë e Deharit drejtuar presidentes Osmani

Kryesuesi i seancës konstituive të legjislaturës së IX-të, Avni Dehari i ka shkruar letër presidentes Vjosa Osmani, pasi ditën e martë ka dështuar të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

Dehari ka njoftuar presidenten Osmani për zhvillimet e ndodhura, ku ka shkruar se nuk u verifikuan mandatet e deputetëve, transmeton Telegrafi i cili ka siguruar letrën e plotë të shkruar nga Dehari.

“Lidhur me pikën e parë, për njoftimin tuaj, Raporti i Komisionit për verifikimin e kuorumit dhe mandateve, u votua me shumicë të votave në Komision, mirëpo si asnjëherë më parë, ky Raport, nuk e mori mbështetjen e shumicës në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Rrjedhimisht, mandatet nuk u verifikuan dhe betimi i deputetëve nuk procedoi.

Në pamundësi të votimit të raportit për verifikimin e mandateve, në cilësinë e Kryesuesit e kam ndërprerë seancën konstituive.

Në këto rrethana, të një situate të paparcedent, unë ju drejtohem juve si Presidente e Republikës për sugjerime për opsionet e mundshme përpara”, ka shkruar Dehari. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...