24 C
Pec
E martë, 24 Maj, 2022

Letra prekëse e vëllait të Ahmet Gjikollit: UÇK janë shkronjat e arta

Sot kur bëhen 23 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit Ahmet Gjikollit nga Peja, i cili më 7 Maj 1999 ra në luftën e Çabratit në mbrojtje të Gjakovës, vëllau i tij më i vogël Agoni, e ka kujtuar me fjalë prekëse.

“Tani në këtë 23 vjetor, kur më shumë vite tu bënë në varr se sa në jetë, nuk ështe e lehtë të shkruaj! Por, unë e di se ti na shikon e ndjen nga qielli atje lartë, atje ku je bashkë me yjet tjerë të Lirisë.”-shkruan mes tjerash Agoni.

Përkujtimi i plotë:

“Sot 23 vite dhembje por edhe shumë krenari! Në këtë përvjetor si çdo herë tjetër, vargjet dua tja kushtoj krenarisë, asaj, që tin a le prapa.

Frymën tënde bashkë me rrahjet e zemrës e ndjejmë çdo ditë në Liri, aty ku e ke shkruar emrin tënd me gjak, vëlla! Tani në këtë 23 vjetor, kur më shumë vite tu bënë në varr se sa në jetë, nuk ështe e lehtë të shkruaj! Por, unë e di se ti na shikon e ndjen nga qielli atje lartë, atje ku je bashkë me yjet tjerë të Lirisë. Andaj, dije se unë, nëna, motra, nipat, mbesat dhe tërë familja ecim dhe jetojmë me kokën lartë! Kemi edhe përgjegjësi, jemi familja e Dëshmorit të Kombit Ahmet Gjikolli.

Ahmet vëlla, për të bëmat tua gjatë luftës, deri në betejën e fundit të Çabratit, për çlirimit e qytetit të Gjakovës, mua dhe familjes nuk na bie të flasim. Kanë folur dhe po flasin shokët e luftës. Ajo çfarë ne sot dhe çdoherë e themi si familje është se është në çdo fjalë, në çdo festë, në çdo sprovë, në çdo rrugë … ti je i gjallë.

Andaj, mbetemi duke jetuar krenarë dhe mbajmë përgjegjësi që ta ruajmë amanetin tënd dhe ta bartim ndër breza! Lavdi Dëshmorëve të kombit! UÇK janë shkronjat e arta!”-ka shkruar vëllau i Ahmet Gjikollit, Agoni.

Ndryshe, sot nga ora 11:00 në nderim të veprës së Ahmetit dhe dëshmorëve të kombit, zhvillohen homazhe tek përmendroja e tij në qendër të Pejës./RADIO 1&Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...