15.6 C
Pec
E premte, 12 Prill, 2024

Lëvizja Vetëvendosje, me dy kushte për certifikimin e kandidatëve të Listës Serbe

Për shkak të kundërshtimit të Lëvizjes Vetëvendosje,për certifikimin e kandidatëve të Listës Serbe për zgjedhjet e jashtëzakonëshme për kryetarë të komunave të veriut, Komisioni Qendror Zgjedhor, nuk e ka hedhur fare në votim certifikimin e katër pretendentëve për kryetar, duke e shtyrë vazhdimin e mbledhjes për sot.

Kerkesat e LVV, për certifikimin e kandidatëve të Listës Serbe janë që Republikës së Kosoës ti referohen me emërin kushtetues të vendit e jo si “Kosovo – Metohija, si dhe të  distancohen nga paralajmërimet se do të tërhiqen menjëherë pas zgjedhjeve dhe se kështu do të veprojnë vazhdimisht.

Pritet që  gjatë ditës së sotëme të miret vesh se cilat janë qëndrimet e palëve dhe në bazë të cilave kushte do të bëhët certifikimi I kandidatëve për kryetarë nga Lista Serbe për zgjedhjet e jashtë zakonëshme që do të mbahen në katër komunat e veriut të Kosovës.

Loading…
]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...