9.1 C
Pec
E premte, 23 Shkurt, 2024

Liberalizimi i vizave/ Këto janë bizneset që rrezikojnë të mbyllen, pritet të ketë ndryshime në çmime

Kosovarëve nga 1 janari i 2024-tës u është mundësuar të lëvizin pa viza në zonën Shengen.

Kjo lëvizje e lirë nuk e mundëson punësimin në Evropë.

Vetëm tre ditë e para të këtij viti 32 mijë udhëtarë kaluan përmes aeroportit përfshirë edhe bashkatdhetarët.

Por, në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar për 10 mijë më shumë është rritur numri i udhëtarëve.

Ky fluks i qytetarëve qysh në fillim vit ka frikësuar bizneset kosovare.

Në vijën e parë të rrezikut për mungesën e fuqisë punëtorë janë gastronomët.

Kështu po thotë për  media, Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës.

Vranica thotë se liberalizimi i vizave do ndikojë shumë në biznese.

“Liberalizimi i vizave do të ndikojë në  mungesën e fuqisë punëtore në biznese se do ta shfrytëzojnë këtë si një mundësi në vendet e tjera në vijën e parë të rrezikut është gastronomia”.

Ai thotë se bizneset kanë filluar të ndryshojnë kushtet nga frika e largimit të punëtorëve.

“Prej janarit deri në prill mundët me pas një lëvizje më të mëdha, kanë filluar parapërgatitjet te disa biznese që me u njëjtë më gati punëtorëve për krijimin e kushteve. Standardi jetësor është përkeqësuar ku edhe shtrenjtimi i energjisë elektrike ka ndikuar”, thotë Vranica.

Bizneset e vogla do të dëmtohet më së shumti nga ikja e punëtorëve, thotë Vranica.

“Shumë biznese kanë më fillu me u kthyer në vetëshërbim ose me shërbime delivery. Bizneset e vogla ato që janë me karakter më familjar dhe at të mesme do ta kenë më të vështirë . Ekonomia në përgjithësi do të dëmtohet me pasoja të tilla por edhe gastronomia”, u shpreh ai.

Se si do të qëndrojë gjendja në Patundshmëri pas liberalizimit të vizave për media ka folur Burim Halili, zyrtar i Agjensioneve për Patundshmëri në Prishtinë.

Halili thotë se nga 1 janari çdo ditë po vërehet largimi i qytetarëve nga Kosova.

Ai tha se largimi do të vërehet tek punëtorët pa kualifikime e në fushën e gastronomisë.

“Pas liberalizimit të vizave po shihet se kemi largim çdo ditë edhe veç ka fillu me u vërejt edhe në qytet e normale është që bizneset me mbet pa punëtor por kjo kryesisht do të ndodh me punëtorët që janë pa kualifikime dhe me zanate të punëve fizike e punëtor të gastronomisë por jo të profesionisteve ku nevojitet kualifikim”, ka thënë Halili.

Çmimet në patundshmëri do të pësojnë ngritje pas largimit të fuqisë punëtore, thotë Halili.

Ai ka bërë të ditur se krahas vitit 2023 çmimet në blerjen e banesave dhe qirave janë rritur.

“Çmimet do të ngritën sepse do të hyp fuqia punëtore e klasës që punojnë në ndërtimtari e ajo do të ndikojë edhe në ngritjen e çmimeve në patundshmëri. Po kemi ngritje të çmimeve edhe në shitje edhe në qira në krahasim me vitet paraprake diku rreth 50% në shitje dhe 30% në qira”, tha ai.

Largimi i qytetarëve të Kosovës nga vendi për në Evropë do të ndikojë në rritjen e çmimeve esenciale në vend.

Kështu po thotë për FO, Selatin Kaçaniku nga “Konsumatori”.

Ai tha se me uljen e kërkesave, shpenzimet e prodhuesve dhe tregtarëve do të rritën.

“Me uljen e numrit të popullatës ulët edhe numri i kërkesave dhe vetvetiu shpenzimet fikse të prodhuesve dhe tregtarëve do të rritën. Rritjen e kostos së shpenzimeve ata duhet ta nxjerrin diku përveç se të rritën çmimet e produkteve. Meqë ne importojmë mbi 90% ne nuk kemi shans që të ulim çmimet sepse bazën e kemi të lartë nga importi ndërsa kërkesën e kemi më të vogël. Çmimet dita ditës do të rritën”, tha Kaçaniku.

Se me largimin e qytetarëve nga vendi do të rritën çmimet mendon edhe ekonomisti Mustafë Kadrijaj.

Ai për media ka thënë se do të bjenë konsumi dhe bizneset për t’i nxjerr shpenzimet rrisin çmimet.

“Me largimin e qytetarëve bijën konsumi potencialisht dhe në mungesë të konsumit masiv bizneset tentojnë ti rrisin çmimet që me i nxjerr shpenzimet fikse si qiraja dhe punëtorët dhe si rezultat pëson konsumatori duke i vështirësuar mirëqenia”, ka deklaruar Kadrijaj.

Sipas Kadrijaj liberalizimi i vizave do të trazoj tregun në Kosovë dhe do të mbyllë shumë biznese.

“Liberalizimi në planin afat shkurt dhe afatmesëm do të trazoj tregun në Kosovë për faktin që nuk do të dihet saktë fuqia blerëse si rezultat i kësaj bizneset do të tentojnë që ti rrisin çmimet në vazhdimësi për të qëndruar në treg dhe kjo rritje e çmimeve do të ndikoj që të mbyllen edhe shumë biznese për faktin që nuk do të mund t’i përballojnë konkurrencës”, thotë ai .

Të vetmit që kanë pritshmëri të tjera janë kompanitë e materialeve ndërtimore dhe shitjen e banesave.

Nga këto kompani thonë se s’kanë arsye që punëtorët të largohen nga Kosova.

Sipas tyre as ngritje të çmimeve të banesave nuk do të ketë.

“Ka pasur ulje të çmimit të materialeve ndërtimore dhe nuk do ketë rritje të çmimeve të banesave, si rezultate i ngritjeve të çmimeve të materialeve ndërtimore para 4-5 muajve janë rritë çmimet nuk ka faktorë që do të rrisin çmimet e banesave. Në sektorin e ndërtimtarisë nuk do të ketë problem me punëtorët se pagat janë nivelizuar pothuajse me pagat e njëjta me vendet në rajon si në Kroaci e Slloveni dhe ka shumë pakë arsye që punëtorët me lëshuar punën. Nuk ka indikacione as nga firmat e tjera që i kanë lëshuar punëtorët punën”, thuhet në përgjigjen e tyre .

Gjithashtu edhe  bizneset prodhuese të materialeve ndërtimore janë shprehur optimist se liberalizimi i vizave nuk do të ndikojë në mungesën e fuqisë punëtore.

“Liberalizimi i vizave nuk do të ndikojë në mungesën e punëtorëve, derisa punëtorët e shteteve tjera shprehin dëshirën për të ardh me punu këtu s’ka arsye të largohen punëtorët s’ka arsye për panik. Është mirë që është bërë liberalizimi i vizave për të parë qytetarët se perëndimi nuk është kopsht me lula”, thuhet në përgjigjen e kompanisë./Njeshi&FO/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...