13.1 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Liberalizimi i vizave për Kosovën të enjten në rend dite në Bruksel

Këtë të enjte, Komiteti i Parlamentit Europian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) ka vendosur në rend dite liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kështu kanë njoftuar vetë Komiteti, ku edhe ka publikuar rendin e plotë të ditës për të enjten, me ç’rast liberalizimi i vizave është vendosur si pikë e dytë për votim, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Pas votimit në LIBE si pjesë e Parlamentit Evropian, marrëveshja për vizat e miratuar në dhjetor do të duhet të kalojë edhe në seancë plenare.

 

Eurodeputeti holandez Thijs Reuten, negociues dhe raportues për liberalizim të vizave për Kosovën, ka bërë thirrje që kjo pikë të votohet në PE.

“Pas marrëveshjes së shumëpritur me shtetet anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën dhjetorin e kaluar, ne do të vazhdojmë me ritmin në Parlamentin Europian. Votoni në komision👇🏼 këtë të enjte!”, shkroi në Twitter eurodeputeti.

 

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së gjatë takimit në Bruksel në dhjetor kanë miratuar marrëveshjen e arritur më parë mes Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...