9.1 C
Pec
E premte, 23 Shkurt, 2024

Liberalizimi i vizave, Qeveria themelon Mekanizmin për monitorimin e trendëve të lëvizjeve të shtetasve të Kosovës

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot vendimin për themelimin e Mekanizmit të Paralajmërimit të Hershëm për Monitorimin e Trendëve të Migrimit.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha para kabinetit qeveritar se ky mekanizëm ndërinstitucional ka për qëllim të monitorojë trendët e lëvizjeve të migrimit pas liberalizimit të vizave nga Bashkimi Evropian.

“Ky mekanizëm ndërinstitucional ka për qëllim të monitorojë trendët e lëvizjeve të migrimit pas liberalizimit të vizave nga Bashkimi Evropian, të mbledh dhe të analizojë të dhëna lidhur me lëvizjet e shtetasve të Republikës së Kosovës në shtetet e zonës Schengen, si dhe të rekomandojë ndërmarrjen e masave për institucionet relevante me qëllim të menaxhimit të suksesshëm të procesit”, u shpreh Kurti.

Ndërkaq, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra tha se finalizimi i procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën ka nënkuptuar edhe një angazhim dinamik, që ky proces të menaxhohet suksesshëm.

Zëvendësministri theksoi se ky mekanizëm themelohet me një përbërje ndërinstitucionale dhe ka ndër të tjera që të monitorojë trendët e lëvizje pas liberalizimit të vizave, të mbledh dhe analizojë të dhënat lidhur me lëvizjet e shtetasve të Kosovës dhe të rekomandojë ndërmarrjen e masave.\Njeshi\

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...