-0.5 C
Pec
E hënë, 4 Dhjetor, 2023

Librat/ Nga kabineti i Arbërie Nagavcit tregojnë sa është kohëzgjatja për të aplikuar në e-Kosova

aldrin Dervishaj, këshilltar i ministre së Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se kohëzgjatja  e aplikimit të një prindi në e-Kosova do të jetë 2 minuta e 47 sekonda.

Më parë ai kishte thënë se do të zgjasë 10 minuta, por thotë se digjitalizimi i shërbimeve është zgjidhje për shumë sfida.

”Për 2 minuta e 47 sekonda, pa nxitim, prindi do ta përfundojë aplikimin për subvencionimin e pakos për tekste.  Digjitalizimi i shërbimeve është zgjidhje për shumë sfida”, ka thënë ai.

Ministria e Arsimit kishte vendosur që librat të mos i sigurojë përmes shtëpive botuese, por prindërve të iu transferojë mjetet financiare që ata më pas t’i blejnë librat.

Një vendim i tillë është kritikuar nga opozita, duke thënë se vështirëson procesin e blerjes për prindërit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...