Tredint Group L. L. C. në pajtim me Nenin 6 të Rregullës për Licencimin e Aktiviteteve të Energjisë në Kosovë (Rregulla ZRRE/Nr 07/2017), nëpërmjet kësaj NJOFTON palët e interesit se ka aplikuar në Zyrën e Rregullatorit përEnergji për licencim të aktivitetit të furnizimit me energji elektrike në Kosovë.
Aplikacioni për licencim të aktivitetit të furnizimit me energji elektrike, me të gjitha dokumentet relevante, është shqyrtuar nga punonjës të Zyrës së Rregullatorit për Energji dhe konsiderohet në fazën finale për vendimmarrje.
Licencimi i furnizimit me energji elektrike, i ndërmarrjes Tredint Group L. L. C.përveç tjerash do të përmbajë:
- Territori i mbuluar nga Licenca është Republika e Kosovës.
- I licencuari ka të drejtë të blej, shes, ri-shes, importoj dhe eksportoj energji elektrike.
- I licencuari ka të drejtë të shes energji konsumatorëve fundor, të faturoj dhe inkasoj të hyra për energjinë e
shitur, si dhe të sigurojë trajtim të barabartë dhe jodiskriminues ndaj të gjithë konsumatorëve.
I licencuari mund të kryej aktivitetin e furnizimit me energji elektrike në pajtim me dispozitat e licencës së lëshuar
nga Zyra e Rregullatorit për Energji, Rregullës për Licencimin e Aktiviteteve të Energjisë në Kosovë, dhe legjislacionit
tjetër në fuqi. - Të gjithë palët e interesuara mund të kundërshtojnë dhënien e kësaj licence brenda tetë (8) ditësh kalendarike, nga data e shpalljes së këtij njoftimi në gazetë. Kundërshtimi/ankesa mund të bëhet në adresën: Zyra e Rregullatorit për Energji, Rr. Bekim Fehiu (ish Ndërtesa e Fazitës) Kati II, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës; e-mail: [email protected]; Tel.038247615/118.
Tredint Group L. L. C.
Sejdi Kryeziu Bllok 4 Kati 2, Nr 6
Prishtinë
/Njeshi/