16.7 C
Pec
E premte, 25 Prill, 2025

Liderët fetarë: Vlera e arritur të bartet te gjeneratat e ardhshme

Mirëkuptimi mes komuniteteve fetare të shqiptarëve në etnikumin tonë ka qenë i pashembullt, në bashkëveprimin për kauzën e përbashkët gjatë periudhave të ndryshme të historisë së popullit shqiptar – u tha në tryezën për dialogun ndërfetar sipas modelit të shqiptarëve.

Naim Tërnava, Myfti i Kosovës, ka thënë se prijësit fetarë, institucionet edukative dhe arsimore fetare, si dhe objektet e kultit, promovuan besimin e tyre, por në të njëjtën kohë çmuan dhe vlerësuan besimin e vëllezërve të tyre.

Ndërkaq, Dodë Gjergji, Ipeshkëv i Kosovës, ka thënë se dialogu fetar vjen nga përvoja e jetës në dashuri dhe mirëkuptim ndër vëllazëror.

Artur Krasniqi, Pastor në KPUK, ka theksuar se dallimet fetare mund të jenë një urë lidhëse për bashkëjetesë dhe respekt.

“Një prift, një mysliman, ose një prift tjetër protestant gjatë Luftës së Dytë Botërore, sidomos gjatë kohës së Holokaustit, vendosi vetën në atë pozitë për të shpëtuar jetën e hebrenjve. Kjo është e paharrueshme,” ka thënë Hysen Hyseni nga komuniteti hebraik.

Krerët fetarë bënë thirrje që kjo vlerë e arritur dhe e ruajtur ndër gjenerata të bartet te gjeneratat e ardhshme./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...